Rrëzohet aksidentalisht në pus, gjendet i mbytur i moshuari në Durrës

Mos i humb

Një 81-vjeçar është gjetur i mbytur në pus pranë banesës së tij teksa dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në fshatin Katundi i Ri në Durrës.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

NJOFTIMI

Durrës/Informacion

Më datë 14.06.2021, rreth orës 23:30, në fshatin Katund i Ri, Durrës, pranë banesës së tij është  gjetur i mbytur në pus shtetasi A. L., 81 vjeç, i cili nga veprimet hetimore dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit