Rriten shifrat e infektimeve me Covid-19 në Kosovë, regjistrohen rreth 1200 raste të reja, dyfishohet numri i viktimave në 24 orë

Mos i humb

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 6,767 testime, 1,140 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 5 raste i vdekjes. Sot janë shëruar 3.624 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 198.645.

Në total numri i rasteve aktive është 18.506.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.312 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.796.305 doza të vaksinës. Deri më sot 809.228 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 90.619 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit