“Nga 1 maj Kukësi nis fluturime me 4 destinacione të reja”, Balluku ndalet edhe tek “5 Maji”: Projekti i pa devijuar

Mos i humb

Duke nisur nga 1 Maji, aeroporti i Kukësit do të ketë edhe 4 destinacione të tjera fluturimi. Lajmi u dha nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e cila shtoi se kjo do të sjellë reduktim të çmimeve edhe në aeroportin “Nënë Tereza”.

“Ministria e Infrastrukturës, ka paraqitur sot 3 akte, dy prej të cilëve janë shpronësime dhe ndihmojnë  në ecurinë e projekteve në qendra qytetesh.

Akti më i rëndësishëm ishte siguria në Aviacionin Civil që ka si objekt rritjen e sigurisë në aviacion. Shqipëria në 3 vite e fundit ka bërë hap të madh në aviacionin civil. Do rrisim skedulën duke nisur nga data 1 maj me 4 fluturime.

Duke e bërë funksional dhe konkurrent dhe ulje çmimesh të biletave. Kishte kosto 700 euro sot mund të shkojnë në Britani me 70 euro apo më pak.

Nisja e kantierit në Vlorë për aeroportin është hap i rëndësishëm. Tuneli dhe aeroporti do ndikojnë në rritjen ekonomike. “ tha Balluku.

Mes të tjerash Balluku është ndalur edhe tek çështja e projektit të “5 Majit” ku shumë banesa po shemben. Ajo ka theksuar se projekti ekziston që në vitin 1986 dhe nuk është devijuar.

“Devijim nuk e di nga doli. Nuk ka devijim se është një projekte i vitit 1986. Ka qenë një ide projekt. Pra Draft. Edhe opozita përdor se është ndryshuar projekti.

Të gjithë banorët e Paskuqanit nuk kanë kontakt të veçantë me qeverinë se nuk e ka ndryshuar ndonjëherë gjurmën. Këto pyetje do marrin përgjigje nga aktet ligjore për t’i akomoduar.

Të gjithë banorët e dinë se aty do kalonte unaza. Dhe ato kanë marrë riskun për të ndërtuar. Por askush nuk do mbetet.” 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit