
Deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka reaguar ndaj ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili gjatë ditës së djeshme, ka vënë në thumb të kritikave LDK-në, dhe kryetarin e saj Isa Mustafa.
Përmes një postimi në Facebook, Rugova i ka kërkuar Lekajt që të merret me shtëpinë e tij, e jo me LDK-në, që është partia më e madhe në Kosovë, ndërsa ia kujton se 20 zyrtarë të dikasterit të tij janë në pranga e 100 afera të tjera që janë veçantia e PAN-qeverisjes.
Për më tepër Rugova shprehet i habitur se si njerëzit e tillë me qindra afera korruptive, kanë moral të flasin e besa thotë ai edhe me shitë mendë.
Rugova ka shkruar tutje, se kësaj qeverisje do i vije fundi shpejt.
Postimi i plotë i Rugovës:
Dr. Pali ne vend se të merret me shtëpine dhe oborrin e vet, po merret me shtëpine më të madhe dhe më të forte ne Kosovë LDK-në.
Ja kanë lidhur në pranga mbi 20 zyrtare, perfshi edhe dajet e shefave te tij, dhe 100 afera tjera që janë karakteristike e PAN qeverise, dhe prap kan moral ne fole dhe me kritiku besa edhe me shite mend! O tempora o mores!
Do ju vijë fundi shpejt, do largoheni me turp, do vjen një qeveri normale dhe do ju hapim krejt letrat! Kosova ka kaluar edhe sfida me të mëdha, por zullumi keputet prej se trashi thote nje fjale e urte popullore.


