Rusia pretendon se ushtarët amerikanë kanë penguar patrullimin rus në Siri

Mos i humb

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, akuzoi ushtarët e SHBA-ve se kanë penguar patrullimin rus në incidentin e përplasjes së automjeteve ushtarake ruse dhe amerikane në lindje të Sirisë.

Sipas njoftimit të bërë nga ministria, në lidhje me incidentin Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Rusisë Valeriy Gerasimov ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan Mark Milley.

Në njoftim thuhet se pala amerikane është informuar, sipas procedurave para kalimit të autokolonës ushtarake ruse.

Ditë më parë në lindje të Sirisë, ishte pretenduar se janë plagosur të paktën 4 ushtarë amerikanë si pasojë e përplasjes së automjeteve ushtarake ruse dhe amerikane. Në zonën e aksidentit, njoftohet se helikopteri ushtarak rus ka zhvilluar fluturim të shpejtë dhe të ulët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit