Sambuco: “shpirti arab” i Siçilisë ku shtëpitë shiten për një euro

Mos i humb

Qyteza italiane Sambuco në Siçili, ka një ofertë fantastike.

Në këtë ishull të bukur, shtëpitë shiten me një çmim prej një euro, shkruan CNN.

Qëllimi është të ringjallet një komunitet që, si shumë bashkësi të tjera rurale në Itali, vuan nga mungesa e popullsisë, duke u zhvendosur në qytete më të mëdha.

“Ndryshe nga qytetet e tjera që kanë ofruar oferta të ngjashme – por vetëm për ‘reklama’, ne me të vërtetë zotërojmë dhe shesim shtëpi me një çmim prej një euro”, tha Giuseppe Cacioppo, zëvendëskryetar i Sambuco-s dhe këshilltar turistik.

Por ka një “kleçkë”. Pronarët e rinj duhet të angazhohen zyrtarisht për restaurimin e shtëpisë së tyre të re (shitja e shtëpive nga 40 deri 150 metra katror tokë) për një periudhë prej tre vjetësh dhe fillimisht të investojnë të paktën 15 mijë euro. Gjithashtu, ata duhet të depozitojnë pesë mijë euro një depozitë sigurie që do të kthehen pas përfundimit të rinovimit.

Cacioppo premton që klientët nuk do të zhgënjehen.

Ai përshkruan qytetin si një parajsë tokësore, e vendosur brenda një parku kombëtar, plot histori: “Plazhet, pyjet dhe malet e bukura, vend idilik për pushime”.

Yshtje për këtë ofertë është dhe fakti se ata nuk duan që të humbin trashëgiminë e tyre të mrekullueshme arabe. Ishin grekët e lashtë e themeluan Sambuco-n, por që pas marrjes prej arabëve qyteti i quajt Saracen. Sambuco quhet edhe shpirti arab i Siçilisë. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit