Samiti i Ohrit, Berisha me tone të ashpra: Synon vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon

Mos i humb

Kreu i PD, Sali Berisha, hodhi akuza të forta ndaj Samitit të Ohrit, që do të zhvillohet sot për “Ballkanin e Hapur”, ku të pranishëm janë kryeministri shqiptar, Edi Rama, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.

Duke folur për gazetarët, Berisha deklaroi se ky samit është një akt, që synon vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon.

“Sot jam këtu para jush për të denoncuar takimin e aleancës trilaterale të Ohrit, si një aleancë e rrezikshme për paqen, stabilitetin në Ballkan, si një aleancë që synon vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon, si një aleancë që i kundërvihet tërësisht procesit të integrimit evropian dhe procesit të tregut të përbashkët rajonal në kuadrin e nismës së Berlinit.

Pra, ky akt, ky samiti i Ohrit, është një samit që prodhon serbomadhi, rusofili dhe asgjë të mirë për shqiptarët. Përshëndes qeveritë që refuzojnë anëtarësimin në këtë klub të Beogradit.

Mali i Zi nuk është anëtarësuar, ka shkuar për të marrë pjesë sepse Mali i Zi ka një kompozim në të cilin një pjesë e popullsisë së tij është të themi serbe në fakt.

Pjesa dërrmuese e popullsisë malazeze nuk është me origjinë serbe dhe në ruajte të këtyre ekuilibrave, por pres Gjykanovic ka kundërshtuar hapur anëtarësimin e vendit të tij”, tha Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit