Serbia e “frikësuar” thotë se KFOR po trajnonon ushtrinë e Kosovës

Mos i humb

 

Pjesëtarë të KFOR-it amerikan tash e disa ditë në malet e Bajgorës po ushtrojnë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për ushtrinë e ardhshme të Kosovës, shkruan sot gazeta e Beogradit “Veçernje novosti”.

Kjo gazetë, duke futur në thonjëza Ushtrinë e Kosovës dhe duke e quajtur Kosovën “shtet të rremë”, tregon se burime të saj kanë pohuar se ushtrimet po bëhen me më së paku nga 100 pjesëtarë të FSK-së, të cilët në periudha të ndryshme kohore ndërrohen me të tjerë në Bajgorë.

Pos që i ushtrojnë pjesëtarët e FSK-së, KFOR-i amerikan edhe po i armatos me të madhe këta ushtarë.

“Komanda e FSK-së ka blerë nga amerikanët 27 automejte lufte Hummer, ndërsa 24 sish i ka marrë dhuratë”, citon gazeta gjoja burimin e vet, transmeton Koha.net.
Gazeta shton se shqiptarët e Kosovës me nxitim po i intensifikojnë ushtrimet me amerikanët në kuadër të operacionit të përbashkët “Shpata e artë”, të cilat ky medium serb i quan fazë finale e marrjes së veriut dhe rrumbullakim të sovranitetit të Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit