SHBA, shkon në mbi 277 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Mos i humb

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 277.021, prej të cilëve 2.635 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 189.909, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 14.113.667.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 8,33 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 196,2 milionë.

Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me më shumë se 1,28 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 34.655 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 9,51 milionë raste dhe Brazili me mbi 6,38 milionë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit