Të gjithë anëtarët e BE-së do të kenë qasje në vaksinën COVID-19 në të njëjtën kohë

Mos i humb

Spahn dhe komisionarja evropiane përgjegjëse për shëndetësinë, Stella Kyriakides, dhanë deklarata për gazetarët pas takimit të mbajtur nëpërmjet internetit me ministrat e Shëndetësisë.

BE-ja është për një qëndrim shumë të gjerë lidhur me çështjen e vaksinës, tha Spahn i cili theksoi se për këtë arsye është prekur më pak nga disa vonesa dhe probleme.

Ai shtoi se ka mijëra vullnetarë për të provuar vaksinat.

“Ndërsa elementi më i rëndësishëm është efekti dhe siguria e vaksinës”, vuri në dukje Spahn duke njoftuar se “Në kuadër të solidarizimit të BE-së, 27 vendet anëtare do të kenë qasje në të njëjtën kohë në vaksinë”.

“Do të kemi qasje në 2 miliardë doza të vaksinës”

Kyriakides tërhoqi vëmendjen se shifrat në Evropë janë duke u zvogëluar por që situata është ende “e ndjeshme dhe serioze”.

Ajo tha se në Evropë për shkak të COVID-19 po humb jetën 1 person në çdo 17 sekonda. “Duhet të zbatojmë masat për të luftuar COVID-19 edhe në muajt e ardhshëm deri në zhvillimin e vaksinimit në mënyrë të suksesshme”, shtoi Kyriakides.

“Të gjitha vendet anëtare duhet të veprojnë në mënyrë të koordinuar teksa po afrohen pushimet e fundvitit në Evropë”, tha Kyriakides e cila vuri theksin se lirimi i hershëm i masave mund të jetë i rrezikshëm.

Pasi rikujtoi se BE-ja është përgatitur të nënshkruajë marrëveshjen e 6-të për vaksinën, Kyriakides tha se “Falë strategjisë evropiane të vaksinave do të kemi qasje në 2 miliardë doza të vaksinës”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit