SHBA, të paktën dy të vdekur dhe 70 të plagosur në përplasjen e trenave

Mos i humb

Të paktën dy të vdekur dhe mbi 70 të lënduar është bilanci nga përplasja e dy trenave në shtetin federal amerikan Karolina e Jugut.

Siç bëri të ditur policia, aksidenti hekurudhor ka ndodhur në qytetin Cayce, dhe në të janë përfshirë një tren udhëtarësh dhe një tren mallrash.

Kompania hekurudhore Amtrak njoftoi se në trenin e udhëtarëve i cili ka qarkulluar në relacionin New York – Miami, ka pasur gjithsej 147 persona, nga të cilët tetë anëtarë të ekuipazhit. Akoma nuk ka informacione për numrin e njerëzve brenda trenit të mallrave.

Vitet e fundit në SHBA janë shpeshtuar aksidentet hekurudhore me pasoja fatale. Në dhjetor të vitit të kaluar, tre persona vdiqën si pasojë e daljes së një treni nga shinat në Washington, ndërsa javën e kaluar në përplasjen e trenit Amtrak i cili barte senatorët republikanë, me një kamion, humbi jetën një person, ndërsa shtatë të tjerë u plagosën./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit