Shkarkimi i Flamur Nokës/ Albana Vokshi kundër Bashës: Memeceria çon PD-në në vdekje të sigurt

Mos i humb

Pas shkarkimit të Flamur Nokës si nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë nga Lulzim Basha ka reaguar deputetja e PD-së Albana Vokshi.

Ajo që deri tani ka mbajtur një linjë të distancuar në publik nga debati Basha – Berisha ka thyer heshtjen. Në një postim në Facebook, Vokshi shkruan për fenomene që po dëmtojnë PD-në.

“Liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në. Memeceria, bindja e verbër dhe futja në rrjesht janë asfiksim që e çon PD-në në një vdekje pa zhurmë por të sigurt” – shkruan Vokshi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit