“Shkelja e të drejtave të punëtorëve dhe puna e detyruar ndër krimet nga peshkimi i paligjshëm”

Mos i humb

Sipas një studimi nga agjencia kombëtare shkencore e Australisë, shkelja e të drejtave të punëtorëve dhe puna e detyruar janë krimet kryesore që lidhen me peshkimin e paligjshëm në rajonin e Azi-Paqësorit.

Organizata e Kërkimit Shkencor dhe Industrial e Komonuelthit përdori rishqyrtimin e materialeve shkencore dhe raporte të mediave mbi peshkimin e paligjshëm që përfshijnë 21 vende për pesë vitet e fundit.

“Çdo vit, 26 milionë tonë peshk kapen në mënyrë të paligjshme. Kjo është ekuivalente me peshën e 3,7 milionë elefantëve. Kjo ka ndikime katastrofike në menaxhimin e qëndrueshëm të peshkimit dhe në mjedisin detar”, theksoi studimi.

Sipas studimit, peshkimi siguron me punë rreth 59,6 milionë njerëz në të gjithë botën, por “mbi 30 për qind e peshkatarëve në mbarë botën janë mbishfrytëzuar”.

Peshkimi i paligjshëm, tha agjencia australiane, po ashtu është i lidhur me krime të tjera, përfshirë trafikimin e drogës, të njerëzve dhe të armëve.

“Abuzimet e punës u shfaqën në 75 për qind të studimeve shkencore dhe në më shumë se gjysmën e raporteve të mediave mbi peshkimin e paligjshëm. Por vetëm 2 për qind e raporteve të medias mbi peshkimin e paligjshëm përfshinin krime të tjera të lidhura. Vetëm një artikull kishte të bënte me peshkimin e paligjshëm në ujërat australiane”, tha agjencia.

Hetimi argumentoi se peshkimi i paligjshëm, i cili është tepër i vështirë për ta identifikuar, shtrënguar dhe ndjekur penalisht në det të hapur, vlerësohet se shkakton një humbje globale ekonomike vjetore midis 35 dhe 68 miliardë dollarë.

“Peshkatarët nuk kontrabandojnë në shkallë të madhe. Në vend të kësaj, ata paguajnë më pak punëtorët, peshkojnë në zona të ndaluara dhe kryejnë veprimtari të tjera të lidhura ngushtë me biznesin kryesor të peshkimit”, theksoi studimi.

Sipas studiuesve, studimi do të ndihmojë në mbrojtjen e personave “të prekur nga shfrytëzimi i peshkatarëve”.

“Kjo do të përmirësojë jetesën, mirëqenien sociale dhe qëndrueshmërinë e peshkimit global. Duke shkëputur peshkimin e paligjshëm nga krimet e tjera, ne mund të përqendrohemi më mirë në zgjidhjet për ta trajtuar atë”, tha Organizata e Kërkimit Shkencor dhe Industrial i Komonuelthit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit