Shpërndarja e protestuesve në Zveçan, plagosen disa ushtarë të KFOR-it

Mos i humb

Tensionet e forta u rikthyen sërish këtë të hënë në veri të Kosovës. Dhjetëra serbë protestuan para komunave që tanimë drejtohen nga kryetarë shqiptarë dhe tentuan të hyjnë me dhunë brenda tyre. Forcat policore dhe KFOR-i blinduan godinat, ndërsa protestuesit u shpërndanë me gaz lotsjellës.

Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve në Zveçan. Paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën. Gjatë ndërhyrjeve disa efektivë të KFORI-it janë lënduar.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se tensionet në veri po shkaktohen “nga strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale” të cilët kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët. Osmani dënoi dhunën në veri, prej ku akuzoi presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç për destabilizimin e veriut të vendit. “Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë.

Në automjetet e KFOR-it, u shkrua shkronjën “Z”, simboli i luftës së Rusisë në Ukrainë. Po ashtu, protestuesit serbë vendosën edhe flamuj në automjetet e blinduara të Policisë së Kosovës. Veturave nisën t’i shpojnë gomat dhe t’i ngjyrosin me simbole nacionaliste.

Gjendur përballë këtyre tensioneve, ambasadori amerikan në Kosovë Xhefri Hovenier, mblodhi me urgjentë kryetarët e rinj dhe më pas iu drejtua zyrës së presidentes Vjosa Osmani. Ai ka theksuar nevojën për depërshkallëzimin e situatës në veri.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç nëpërmjet një deklarate për televizionin shtetëror është shprehur se trupat e KFOR-it po mbrojnë ndërtesat komunale nga pronarët e vërtetë, duke shtuar se sipas tij shqiptarët nuk mund të jenë kryetarë të komunave me shumicë serbe.

Raportuesja për Kosovën në parlamentin Europain Viola Con Cramon në një konferencë tha se Qeveria e Kosovës po rrezikon shumë me këto manovra në veri.

“Natyrisht, kryetarët e zgjedhur janë zgjedhur në mënyrë ligjore. Por, kjo nuk do të thotë se ata kanë legjitimitetin për të hyrë në këto objekte dhe të kenë qasje me forcë. Askush nuk mund të udhëheqë me një apo dy për qind të votave”.- tha Cramon.

Edhe KFOR kërkoi vetëpërmbajtje nga të dy palët që të mos rriten apo përshkallëzohen tensionet. Ky institucion u shpreh i gatshëm të ndërmarrë të gjitha masat për të ofruar një mjedis të sigurt, në një mënyrë neutrale dhe të paanshme.

Në një kohë kur kryeministrja Ana Brnabiç e cilësoi situatën si më të rëndën ndonjëherë. Kreu i listës serbe Goran Rakiç i kërkoi KFORIT dhe Policisë së Kosovës të largojnë prezencën e tyre nga komunat, që siç tha ai, nuk janë stacione policore por bashki.

Kryetarët e rinj shqiptarë u zgjodhën më 23 maj, pasi krerët e mëhershëm komunalë nga radhët e Listës Serbe dhanë dorëheqje nëntorin e vitit të kaluar. Kjo parti i braktisi të gjitha institucionet e Kosovës, për shkak të vendimit të Qeverisë në Prishtinë për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe. Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i njeh kryetarët e rinj.

Shefi i BE-së në Kosovë, ambasadori Tomaš Szunyog ka dënuar veprimet e dhunshme të protestuesve serb në veri, duke përdoruar eksploziv kundër forcave të KFOR-it.

“Bashkimi Evropian në Kosovë dënon fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, duke përfshirë përdorimin e eksplozivëve, kundër paqeruajtësve ndërkombëtarë të NATO-s, trupat që ruajnë paqen. Ne përsërisim thirrjen tonë për ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe uljen e tensioneve”, ka shkruar në Twiter Szunyog.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se tensionet në veri po shkaktohen “nga strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale” të cilët kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani dënoi dhunën në veri, prej ku akuzoi presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç për destabilizimin e veriut të vendit. “Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë.

Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiçit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se është e rëndësishme që kryetarët e zgjedhur të komunave në veri të fillojnë sa më parë me ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Këto komente Bislimi i ka bërë gjatë një takimi me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

“Si kryetarë të komunave, ata mund të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre vetëm nga ndёrtesat e komunёs, nga ku dhe shërbejnë për interesat e secilit qytetar pa dallim”, ka thënë Bislimi.

Bislimi këtë deklaratë e bëri pavarësishtse përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it në Kosovë – SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Gjermanisë dhe Francës – kërkuan nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë hapa që do të çonin në shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit