Shpërthim i fuqishëm në një pallat në Athinë

Mos i humb

GREQI– Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një pallat në Athinë mëngjesin e së mërkurës.

Shpërthimi ka shkaktuar zjarr, i cili është përhapur në katin e tjera te pallatit, ndërsa dëme të shumta janë shkaktuar në objektet e zonës nga vala goditëse në një distancë prej 150 metrash.

Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur një person, i cili mësohet se është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Bëhet fjalë për një 78-vjeçar, i cili ka djegie në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme.

Sipas vlerësimeve paraprake dyshohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e një rrjedhje gazi.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit