Shpërthimi me tritol në Tiranë, 2 të plagosurit në gjendje të rëndë

Mos i humb

TIRANE– Mikel Harizaj dhe Serino Dume, dy personat të cilëve iu bë atentat ditën e sotme në Tiranë, ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës,

Sipas burimeve ata janë në intubim në reanimacion, ndërsa kanë marrë dëmtime të shumta në pjesën e poshtme të trupit, në gjymtyrë.

Harizajt dhe Dumes iu bë atentat me tritol në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku automjeti tip ‘Mazda’ me të cilin ata udhëtonin u hodh në erë nga shpërthimi.

Ngjarja ndodhi pranë zonës së Unazës së Re në Tiranë.

Mikel Harizaj është një emër i njohur për drejtësinë.

Në vitin 2009 ai u arrestua nga policia e Vlorës për shkak të një konflikti me disa persona në një lokal.

Pas konfliktit me ta, Harizaj ka dalë nga lokali dhe ka shkuar në makinën e tij të cilën e kishte të parkuar aty pranë nga ku ka marrë një granatë dore, dhe i ka sulmuar ata.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit