Shtyhet sërish seanca për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri

Mos i humb

TIRANE– Seanca gjyqësore kundër ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-kreut të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, në Gjykatën e Posaçme të Apelit, është shtyrë sërish.

Mësohet se seanca e radhës do të zhvillohet në 17 Janar në orën 11:00, pasi gjyqtari i çështjes Florian Kalaja ka kërkuar kohë për t’u njohur me çështjen.

Kujtojmë se ish-ministri Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit.

Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm.

Në shtator 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm për akuzat e trafikut të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Vendimi i shkallës së parë u prish nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila e riktheu çështjen për rishqyrtim, pasi u konstatuan parregullsi në proces.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit