“Terroristët e PKK/KCK-së u dorëzuan në portën kufitare Habur të rrethit Sirnak”, theksoi MPB turke në një komunikatë të shkruar.
Ajo shtoi se me mbështetjen e familjeve, numri i terroristëve të dorëzuar ka arritur nivelin më të lartë në vitet e fundit.
Një total prej 13 terroristësh janë dorëzuar pas punës bindëse që nga fillimi i vitit 2020.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja, e njohur si një organizatë terroriste nga Ankaraja, Uashingtoni dhe Brukseli, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshi këtu gra, fëmijë dhe foshnja.