Situata e tensionuar Basha-Berisha/ Balla: Puna e kuvendit vijon pavarësisht PD-së

Mos i humb

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha këtë të mërkurë se puna e kuvendit vijon paravësisht trazirave në brendësi të PD-së.

“Dëshira ime dhe e kryetarëve të tjerë është që puna të vijojë normalisht që të përmbushim të gjitha detyrimit që kuvendi ka. Janë rreth 39 projektligje që pritet të shqyrtohen.

Janë depozituar projektligje të tjera, ka në punë që ka një projektligj që vjen direkt nga zgjedhësit.

Puna e kuvendit të vazhdojë nga çdo lloj interference, berishizmi dhe dhuna janë dy anët e medaljes.

Në këtë aspekt ndjej keqardhje, asnjë aspekt s’duhet të lidhet me punën”, tha Balla.

Sipas deputetit, 2022-shi është një vit i rëndësishëm për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndërsa pritet që të vendoset zgjatja e procesit të Vettingut.

“Të mos harrojmë që përmbushja e procesit të Vettingut është diçka që nuk ka të bëjë me agjendën politike, por me agjendën e rëndësishme të rrugës evropiane të Shqipërisë.

Vendi ynë i ka bërë detyrat e shtëpisë .

Viti 2022 është i rëndësishëm për anëtarësimin në BE. Në frymën e një përgjegjësie të madhe ta përmbyllim në javët e para, për të zgjatur mandatin e Vettingut”, tha ai.

Sipas Ballës puna kryesore do të jetë ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore,. që pritet të të votohet në datën 21 janar.

“Puna kryesore do të lidhet me ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Unë mendoj që sapo kuvendi të rifillojë punën në seancën e parë të 17 janarit ne do të kemi mundësi ta detajojmë, besoj që të synojmë që në seancën e 21 janarit të kemi mundësi të votohet. Kjo ka qenë diskutimi në konferencën e kryetarëve”, tha deputeti.

Kujtojmë se Kuvendi fillon të hënën, datë 17 janar, ndërsa opozita shqiptare paraqitet e ndarë në dy pjesë, deputetë që mbështesin Bashën dhe ata që mbështesin Berishën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit