![]()
Këshilli i Përkohshëm Ushtarak (TMC) në Sudan dhe Forcat e Lirisë dhe Ndryshimit (FFC) arritën marrëveshje përfundimtare për ndarjen e pushtetit, deklaroi sot Mohamed Hassan Lebatt, ndërmjetës i Unionit Afrikan.
Lebatt tha pas diskutimeve të gjata midis TMC dhe opozitës në Khartoum, të dyja palët ranë dakord për deklaratën kushtetuese, e cila konsiderohet si një pikë kthese kryesore.
“Urojmë popullin sudanez dhe besojmë se ky është një moment historik për Sudanin. Unë njoftoj sot se marrëveshja përfundimtare midis TMC dhe FFC do të prezantohet brenda disa ditësh në një ceremoni madhështore”, tha ndërmjetësi i Unionit Afrikan, Lebatt.
Marrëveshja shihet si përparim drejt një ndarjeje të pushtetit në Sudan midis përfaqësuesve ushtarakë dhe civilë, pas përmbysjes së presidentit Omar al-Bashir.
Sudani është përfshirë nga një situatë e paqëndrueshme që nga 11 prilli i këtij viti, kur udhëheqja ushtarake njoftoi largimin e Al-Bashirit pas disa muajve protesta popullore për shkak të sundimit të tij 30-vjeçar.


