![]()
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i cili nominoi kongresistin republikan John Ratcliffe për drejtor të Inteligjencës Kombëtare (DNI), pas 5 ditësh deklaroi se Ratcliffe nuk do të jetë kandidat për atë funksion.
Trump nëpërmjet Twitterit lidhur me kandidaturën e Ratcliffe për pozitën e DNI-së tha se mediat ishin të padrejta me të.
“Një kohë të gjatë ai ka qenë i ekspozuar ndaj akuzave dhe fyerjeve të ndryshme. Unë i thashë John-it se nëse ai merret me njerëz të tillë do të ndikojë tek ai dhe familja e tij. John, i cili bëri një punë të shkëlqyeshme atje, vendosi të qëndrojë në Kongres. Unë do të emëroj së shpejti një kandidat për DNI”, ka shkruar Trump.
Ratcliffe falënderoi Trumpin që ka menduar për kandidaturën e tij, dhe se vetë ka vendosur që të qëndrojë në Kongres.


