Sulmuesi Gjerman Konvertohet Në Islam

Mos i humb

Sulmuesi i ri gjerman, Danny Blum ka lënë fenë e tij të vjetër të krishterë, për t’u konvertuar në Islam…

Anëtari i skuadrës nga Bundesliga 2, Nurnberg ndodhet në fazën përgatitore në Belek të Turqisë me ekipin e tij, dhe ka shfrytëzuar rastin që të konvertohet në musliman, transmeton Telegrafi.

Këtë lajm senzacional për gjermanët, e ka dhënë e përditshmja ‘Bild’, e cila i ka marrë një prononcim lojtarit, i cili është shumë i lumtur me fejën e tij të re.

“Islami më jep shpresë dhe forcë. Për mendimin tim, kjo është një fe që të jep një qetësi shpirtërore dhe kjo është arsyeja që e kam zgjedhur”.

“Kam pasur shumë probleme të ndryshme. Kisha jetë të vështirë por tani gjithçka është më mirë. Tani nuk përdor alkool, po i përmbahem rregullave njerëzore që sjell feja myslimane”.

“Pata filluar të lexoi për islam, më pas shkova në një xhami dhe përjetova një ndjenjë ndryshe. Shpirtërisht u ndjeva shumë mirë, dhe tani jam më i lumturi për vendimin që kam marrë. Islami është feja më paqësore që mund të jetë”, ka deklaruar Blum, i cili tani falë namazin pesë herë në ditë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit