Tabaku flet pas takimit me Kim: Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të jenë kryefjala e politikës

Mos i humb

Deputetja e Partisë Demokratike, ka zbardhur takimin që zhvilloi me Ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, të zhvilluar në mjediset e kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë.

Me anë të një postimi në twitter Tabaku shkruan se në takim u diskutuan prioritete e procesit të integrimit. Siaps saj për të sjellë ndryshimet dhe për një Shqipëri Europiane më parë duhet të përmbushen kriteret.

Ndërkohë sipas Tabakut kryefjalë e takimit ka qenë lufta ndaj krimit të organizuar.

Postimi i Tabakut:

Sot diskutova me @USAmbAlbania prioritetet e procesit të integrimit 🇪🇺, rëndësinë e përfshirjes së 🏛️. S’ka rrugë tjetër veç përmbushjes së kushteve për të sjellë ndryshimin:Lufta korrupsionit, krimit të organizuar; zgjedhjet e lira&ndershme duhet të jenë kryefjala e politikës!

Gjithashtu fokus të veçantë me @USAmbAlbania morën dhe shqetësimet e opozitës & ekspertëve të pavarur mbi nismat e fundit qeveritare si:

Amnistia Fiskale, 🛂 Pasaportat e Arta, Legalizimi Kanabisit që nuk janë projekte nën frymën e integrimit ndaj i duhet thënë stop ⏹️!

E angazhuar për të mbikqyrur&kontrolluar punën e qeverisë në këtë proces; duhet ndryshuar mentaliteti administratës publike!

I bëj thirrje qeverisë ta përdorë procesin e integrimit si një mënyrë për tërheqjen e mijrave të rinjve të talentuar që janë larguar nga Shqipëria.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit