Taxh Mahal hapet për vizita turistike pas gjysmë viti

Mos i humb

Pas gjashtë muajsh sërish është hapur monumenti historik arkitektonik Taxh Mahal, i cili ishte mbyllur në kuadër të luftës kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Shtëpia mediale BBC lajmëron se kompleksi Taxh Mahal është hapur, por vizitat do të organizohen për një numër të caktuar të turistëve dhe me respektim të detyrueshëm të masave epidemiologjike.

Taxh Mahal është një nga destinacionet më të njohura turistike në Indi i cili deri para pandemisë në ditë vizitohej mesatarisht nga rreth 70.000 turistë.

Gjatë ditëve të ardhshme do të lejohet vizita për mbi 5.000 turistë.

Një nga shtatë mrekullitë botërore dhe monument i UNESCO-s Taxh Mahal u mbyll në mars në kudër të masave kundër pandemisë COVID-19.

Kjo është periudha më e gjatë në të cilën Taxh Mahal ishte i mbyllur që nga vitet 70-të të shekullit të kaluar kur dy herë u mbyll për shkak të luftës indiano-pakistaneze dhe përmbytjeve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit