Të mësosh gjatë pandemisë në Napoli, rrugicat e ballkonet zëvendësojnë klasat

Mos i humb

Analiza e gazetës austriake: Thaҫi, Krasniqi, Veseli e Rexhepi akuzohen se vranë 416 persona, si i kërcënuan dëshmitarët

Gazeta prestigjioze austriake “Der Standard” ka publikuar një analizë rreth Gjykatës Speciale dhe gjykimit të katër pjesëtarëve të Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës,...

Vodhën bizhuteri me vlerë 8 mln lekë në argjendari, pranga 2 vëllezërve në Tiranë, të dënuar më parë në Itali

Dy vëllezër janë arrestuar në Tiranë pasi vodhën nga një argjendari 8 milionë lekë të vjetra. Arlind Spahija dhe...

Navalny i kërkon BE të sanksionojë oligarkët rusë

Navalny tha se nuk është i pari apo i fundit në Rusi që helmohet ose vritet. "Pyetja kryesore që...

“Nëse SHBA ndërhyn për sulm…”, Irani kërcënon se do të kundërpërgjigjet ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

Irani i ka dërguar një mesazh kërcënues Emirateve të Bashkuara Arabe. Siç raportojnë mediat e huaja, mësohet se Teherani ka kërcënuar princin...

Të bërtiturat në rrugët apo ballkonet, e qytetit të zhurmshëm të Napolit nuk janë asgjë e re, por tani edhe mësuesit dhe nxënësit e tyre po e bëjnë.

Në lagjen e varfër e njohur si “lagjja spanjolle”, mësimi është zhvendosur nga klasa në rrugicat e ngushta dhe me erë, ku përpiqen të ruajnë distancën sociale. Shkollat në rajonin e Kampanjës janë mbyllur në përpjekjen për të luftuar shifrat në rritje të infektimeve.

Mësuesja, Pamela Buda, zgjodhi shkallët publike për të zhvilluar mësimin me dy nxënës të ulur në distancë në secilën shkallë duke lënë vend në mes për kalimtarët.

“Nënat më kanë telefonuar dhe më thanë se fëmijët janë të dëshpëruar, se po qajnë e duan të rikthehen në shkollë. Ata nuk e kuptojnë pse shkolla duhet të mbyllet. Kështu mendova, le të organizohemi, le të takohemi, por duke respektuar rregullat në një vend të hapur”, thotë mësuesja.

Ajo nuk është e vetmja mësuese në Napoli që po gjen alternativë me pak ajër të freskët, ndaj klasave tradicionale. Nën rrobat që varën nga dritaret e që e bëjnë kaq karakteristike lagjen “spanjolle”, do të gjeni edhe Tonino Stornaiuolo dhe kolegun e tij Paolo teksa shpjegojnë duke bërtitur mësimin për fëmijët që dëgjojnë nga ballkonet dhe në rrugët pranë banesave të tyre.

Ata i kanë ndarë klasat në grupe të vogla fëmijësh dhe ruajnë distancën për të minimizuar rrezikun e infektimit. “Doja të gjeja një mënyrë në të cilën fëmijët mund të na shohin dhe mund të kalojnë kohën me ne, të paktën deri sa të shmangim një izolim të ri të mundshëm”, shton Stornaiuolo.  

Autoritetet lokale planifikojnë të vendosin masën e ndalimqarkullimit nga ora 11 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit për të frenuar përhapjen e virusit. Një gjë është e sigurt, nxënësit duken të lumtur të zhvillojnë mësimin në rrugë, e ku i dihet mbase edhe fqinjët do të mësojnë diçka.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Të gjithë anëtarët e BE-së do të kenë qasje në vaksinën COVID-19 në të njëjtën kohë

Spahn dhe komisionarja evropiane përgjegjëse për shëndetësinë, Stella Kyriakides, dhanë deklarata për gazetarët pas takimit të mbajtur nëpërmjet internetit me ministrat e...

SHBA, shkon në mbi 277 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 277.021, prej të cilëve 2.635 kanë humbur...

Picë e Pjekur në Tigan – Si Ta Përgatisni Plot Shije Vetë Në Shtëpi

Kjo është një recetë fantastike, me shije të mrekullueshme e mbi të gjitha krejt e shëndetshme. Kjo recetë kërkon...

Gjykata Kushtetuese e Kosovës jep afatin, vendimi për fatin e qeverisë Hoti merret pas 7 dhjetorit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës sot ka përfunduar mbledhjen e saj për rastin e deputetit Etem Arifi i cili ka qenë i dënuar...

“Nëse SHBA ndërhyn për sulm…”, Irani kërcënon se do të kundërpërgjigjet ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

Irani i ka dërguar një mesazh kërcënues Emirateve të Bashkuara Arabe. Siç raportojnë mediat e huaja, mësohet se Teherani ka kërcënuar princin...