Të shtëna me armë zjarri në Mallakastër, policia sekuestron kallashnikov, granatë e municion luftarak, 2 në pranga

Mos i humb

Byrek i Shijshëm me Gjizë dhe Petë Qumështi – Receta Fantastike

Padyshim që shija e kësaj recete do t’ju përfshijë tërësisht. Ky byrek përgatitet me peta të bëra vetë por...

Lidhja mes Sëmundjeve të Tiroides dhe Diabetit – Kujdesi që Duhet të Tregoni

Në larminë e sëmundjeve që rrezikojnë shëndetin e njeriut ndodh që ky i fundit të përballet njëkohësisht me diabetin por edhe me...

Rëndohet gjendja e grave greviste në Ballsh, thirrje për kryeministrin Rama: Do sakrifikojmë deri në fund, jepi zgjidhje sa më parë!

Në ditën e 7 të grevës të grave që punojnë në Rafinerinë e naftës në Ballsh, gjendja e tyre shëndetësore sa vjen...

Kryediplomatët e Pakistanit dhe Azerbajxhanit diskutojnë për Malësinë e Karabakut

Ministrat e Punëve të Jashtme të Pakistanit dhe Azerbajxhanit diskutuan sot mbi konfliktin në Malësinë e Karabakut, ku përleshjet po vazhdojnë që...

Policia e Fierit ka goditur dy raste të armëmbajtjes në Mallakastër dhe Divjakë, në kuadër të kontrolleve masive të ushtruara në orët e fundit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas alarmit të banorëve se ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Gjatë aksionit, policia ka sekuestruar një arsenal me armë zjarri, municion luftarak, granatë me ndezës, radio policie, armë të ftohta dhe sende të tjera të kundërligjshme, ndërsa ka vënë në pranga shtetasit Dashamir Kullorja dhe Jurgen Rroshi.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, krahas angazhimit maksimal për monitorimin dhe zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale dhe të paligjshmërisë në të gjitha fushat.

Si rezultat i kësaj pune, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “5 Shkurti” ka pasur të shtëna me armë zjarri, është ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme dhe si rezultat është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K., 63 vjeç.

Ky shtetas qarkullonte me armë zjarri në lagje dhe qëllonte me armë zjarri duke shkaktuar panik e frikë te banorët. Kur ka parë shërbimet e Policisë, ai ka tentuar të hedhë armën dhe të largohet, por është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë, të cilët i kanë sekuestruar edhe armën e zjarrit kallashnikov.

Gjatë kontrollit të banesës së 63-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1245 fishekë, tre krëhra, një ndezës mekanik, granatë ofensive, një shkop gome, një thike me teh të gjatë, një dorezë hekuri, një dorezë me sferë hekuri goditëse, barut për armë gjahu, një radio si ato të Policisë dhe 485 kg duhan i grirë, pa dokument blerjeje.

Po në vijim të kontrollit të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë kanë ushtruar kontroll në fshatin Tërbuf, Divjakë, ku kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin J. Rr., 25 vjeç.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë Divjakë i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë, 2 krëhra dhe 38 fishekë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Rikthehet “Përbindëshi i Detit Kaspik”

Në brigjet perëndimore të Detit Kaspik shfaqet një relikt që ngjan me një përbindësh gjigant uji. Është e vështirë të imagjinosh që...

Mitsotakis: Jemi të gatshëm t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë pë kufijtë detarë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis pas një takimi me presidentin qipriot Nicos Anastasiades dhe atë egjiptian Fatah al Sisi në Nikozia, kryeministri grek...

Frikë nga mbyllja? Rriten shitjet e letrës higjienike dhe dezinfektantët në Gjermani

Rriten sërish shitjet e letrës higjienike dhe dezinfektuesit në Gjermani. Kështu ka deklaruar zyra e Statistikave, teksa shteti me ekonominë më të...

Policia Rrugore me Lamborghini Huracàn: Padova-Romë në tre orë!

Policët Rrugorë në Sant’Agata Bolognese kanë transportuar një veshkë nga Padova në Rome për 3 orë, gjatësi e cila zakonisht përshkohet për 5...

I frikshëm apo i mahnitshëm? Pamjet e hotelit më të veçantë

Nëse po kërkoni një vend pranë detit, dhe larg njerëzve, atëherë ky hotel në Suedi është i duhuri për ju.