Tjetërsimi i pronave tek ”Rana e Hedhun”, dënohet me 4 vite burg ish-kryebashkiaku i Lezhës

Mos i humb

Ish- kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj është dënuar për shpërdorim detyre për shkak të tjetërsimit të pronave te ”Rana e Hedhun” në Shëngjin.

Frrokaj i cili garonte nën siglën e PD më parë u akuzua nga Prokuroria, së bashku me 18 të tjerë për tjetërsimin e pronave teksa për të u kërkua 3 vite burg, kurse për grupin në total 43.6 vite.

Ai u arrestua në 2018 teksa më pas u la në arrest shtëpie. Më 2015 Frrokaj fitoi zgjedhjet lokale në Lezhë pasi mposhti Viktor Tushen e LSI. 4 vite më pas ai nuk u fut në zgjedhje pasi PD bojkotoi 30 qershorin e 2019.

Tashmë ai duhet të vuajë dënimin prej 4 vitesh burg për shpërdorim detyre gjatë kohës kur ishte kryebashkiak.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit