Tre vatra zjarri ende aktive në Karaburun

Mos i humb

Vazhdon për të 11 ditë zjarri në Karaburun.

Aktualisht mësohet se janë aktive 3 vatra, ndërsa më problematike mbetet ajo në lartësinë e gadishullit në kufi me parkun e Llogarasë.

Ekipet e zjarrfikëseve dhe efektivët e ushtrisë po vazhdojnë punën nga toka për të bërë të mundur izolimin e plotë të këtyre vatrave dhe shmangien përfundimtare të rrezikut për djegien e parkut të Llogarasë.

Ndërkohë që zjarret në zonën e Gjormit dhe Gumenicës në Lumin e Vlorës janë fikur, ndërsa autoritetet po bëjnë bilancin e dëmeve të shkaktuara.

Emergjencat Civile bëjnë të ditur se edhe në qarkun e Shkodrës janë neutralizuar të gjitha vatrat e zjarrit të cilat nuk paraqesin më rrezikshmëri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit