Trump: Jam personi i fundit që Rusia dëshiron ta shohë në Zyrën Ovale

Mos i humb

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se është personi i fundit që Rusia dëshiron ta shohë në Zyrën Ovale, sepse sipas tij askush nuk është treguar aq i ashpër sa ai kundër Rusisë.

Në një konferencë për media në Bedminster në New Jersey, Trump është prononcuar lidhur me pretendimet se Rusia, Irani dhe Kina janë përpjekur të ndërhyjnë në zgjedhjet e SHBA-ve.

“Për mendimin tim, jam personi i fundit që Rusia dëshiron ta shohë në Zyrën Ovale, sepse askush nuk është treguar kaq i ashpër sa unë kundër Rusisë”, tha Trump.

Trump tha se janë hedhur shumë hapa kundër Rusisë dhe Kinës që kur ai ka ardhur në detyrë deri më tani.

“Edhe Kina gëzohet shumë kur të shohë një proces zgjedhor ku Trump ka humbur përballë të përgjumurit Joe Biden. Sikur të zgjidhej Biden, Kina do të zotëronte vendin tonë”, tha Trump.

“Edhe Irani nuk dëshiron të më shohë si president”, shtoi Trump, duke vlerësuar se, “Nëse rizgjidhem president, do të bëj marrëveshje të shpejta me Iranin dhe Korenë e Veriut”.

– “Do të përdor kompentencën time si presidenti që amerikanët të marrin ndihmën që kanë nevojë”

Duke folur mbi ekonominë, Trump rikujtoi se sa i përket çështjes së punësimit, pritshmëritë në muajin korrik janë lënë prapa duke u rritur me 1.8 milionë njerëz të punësuar. Ai tha se duhet të sigurohet vazhdimi i zhvillimit dhe se që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) deri më tani kanë siguruar kontribut prej 3 triliardë dollarë.

Duke përmendur edhe paketën e inkurajimit të planifikuar për të zbatuar në kuadrin e luftës kundër COVID-19, Trump tha se “qeveria vazhdon të punojë me qëllim të mirë për të arritur marrëveshje me demokratët në Kongres”.

“Nëse demokratët vazhdojnë të mbajnë peng këto ndihma kritike, unë do të përdor kompentencat e mia si president që amerikanët të marrin ndihmën që kanë nevojë”, deklaroi Trump, i cili ka akuzuar demokratët se janë këmbëngulës në politikat e majta radikale.

Trump njoftoi se do të ndërmarrin hapa në çështjet e ndihmës së papunësisë, shtyrjen e borxheve, ndihmën e kredisë për studentët, taksat e pagave dhe se do të zgjasin ndihmat e papunësisë deri në fund të vitit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit