Trump: Turqia është një anëtare e mirë e NATO-s

Mos i humb

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump deklaroi se Turqia është një anëtare e mirë e NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Presidenti i ShBA-së, Donald Trump u takuan në kryeqytetin Londër të Mbretërisë së Bashkuar, si pjesë e Samitit të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s.

Në fjalën e mbajtur këtu Presidenti Trump deklaratën e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për “vdekjen e trurit të NATO-s” e cilësoi si “shumë të pasjellshëm”.

Ai tha se edhe Turqia ka thënë që “Macronit i ka vdekur truri”.

Në vlerësimin e bërë për vendosjen e taksave nga ana e Francës për gjigantët amerikanë të shërbimit digjital, Trump tha se “Nuk dua që Franca të vendos taksa ndaj kompanive amerikane, nëse dikush duhet ta bëjë këtë atëherë ajo është ShBA-ja e jo Franca”.

Duke theksuar që Turqia është një anëtare e mirë e NATO-s, Presidenti Trump tha: “Ne kemi marrëdhënie të mira me Turqinë. Ne qëndruam mjaftë në kufijtë e Sirisë, tani u tërhoqëm. Ata kryejnë një punë të mirë. Në operacionin për kapjen e liderit të DAESH-it, Al-Bagdadi, Turqia ka ndihmuar shumë. Nuk do të mund të bënte më mirë dhe nuk do të mund të japë më shumë mbështetje”.

Ndërkaq edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se “Turqia ka ndalur operacionet ushtarake. Tani duhet të bëjmë përpjekje për zgjidhje politike”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit