Turqi, rritje rekorde në numrin e shpendëve në “parajsën e fshehur”

Mos i humb

Falë metodave efektive të mbrojtjes në pikat riprodhuese në digën Adıgüzeller të provincës perëndimore të Turqisë, Uşak, numri i shpendëve ka shënuar një rritje rekorde.

Me ardhjen e pranverës, në digën Adıgüzeller, e cila ndryshe njihet edhe si “parajsa e fshehur” dhe tërheq vëmendjen me bukuritë natyrore, mund të dëgjohen cicërimat e shpendëve.

Në pellgun në të cilin jetojnë rreth 45 lloje të shpendëve, përfshirë çafkën gri dhe karabullakun e detit, falë metodave të ruajtjes, numri i shpendëve vazhdon të rritet me shpejtësi.

Hüseyin Tekin, drejtori rajonal për mbrojtjen e natyrës dhe parqeve kombëtare, tha për Anadolu Agency (AA) se rajoni veçanërisht në muajt e pranverës vëzhgohet pandërprerë dhe se janë parandaluar të gjitha negativitetet që mund të shkaktojnë shqetësimin e zogjve në periudhën e riprodhimit të tyre.

“Ky rajon, të cilin e quajmë edhe parajsa e fshehur, është shtëpi e shumë llojeve të zogjve. Por, në numrin e çafkës gri dhe karabullakut të detit, të cilat janë edhe si nikoqirë të pellgut, ka një rritje të dukshme”, u shpreh Tekin.

Ai tha se në vitet e kaluara në rajon ka pasur 600 karabullakë të detit dhe 150 çafka gri, duke shtuar se ky numër këtë vit me rritje rekorde ka shkuar në 800 karabullakë dhe 200 çafka.

“Që të mos largohen shpendët nga rajoni, ne jemi duke zhvilluar punë serioze. Në rajon, të cilin e kemi marrë nën mbrojtje si një zonë për vëzhgimin e diversitetit biologjik, nuk lejojmë as negativitetin më të vogël”, theksoi ai.

Tekin gjithashtu tha se rajoni është një ndër zonat më të rëndësishme për vëzhguesit e shpendëve dhe entuziastët e fotografisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit