Turqi, shkon në 233.915 numri i të shëruarve nga COVID-19

Mos i humb

Turqia konfirmoi 1.303 raste dhe 23 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 253.108 numrin e përgjithshëm të të prekurve dhe në 6.039 atë të viktimave deri më tani.

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 1.002 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 233.915, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin, e publikuar nga ministri Fahrettin Koca në Twitter.

Deri më tani, Turqia ka kryer 5.969.629 teste, përfshirë 87.223 në 24 orët e fundit.

Aktualisht, 719 pacientë në mbarë Turqinë janë në gjendje të rëndë, ndërsa 7,4 për qind e pacientëve janë prekur nga pneumonia.

Ndërkohë, në postimin e tij në Twitter, ministri Koca tha se numri i sotëm i rasteve paraqet rritje për 40 raste nga një ditë më parë, duke shtuar se vënia e kësaj ngritjeje nën kontroll varet nga të gjithë qytatarët.

“Mos bëni kompromis kur bëhet fjalë për maskën, distancën dhe pastërtinë. Mos harroni se kjo tabelë përcaktohet nga lëshimet dhe masat”, tha Koca.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit