Turqia dënoi ashpër sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës

Mos i humb

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet: “Në sulmet ndaj Gazës që filluan të martën në mëngjes Izraeli ka masakruar shumë vëllezër dhe motra të pafajshëm palestinezë. Ne i dënojmë me forcë këto sulme”.

Në komunikatë gjithashtu bëhet e ditur se qeveria izraelite duhet t’i japë fund qëndrimit të saj agresiv dhe okupimit, të cilin ajo ka e shndërruar në politikë shtetërore, ndërsa theksohet se pushtimi 52-vjeçar i Izraelit është pushtimi më agresiv i kohërave moderne.

“Shoqëria ndërkombëtare nuk duhet t’i mbyllë sytë para kësaj tragjedie që po jetohet në Palestinë, ndërsa duhet të veprojë shpejtë kundër politikës së okupimit dhe agresionit të Izraelit”, thuhet në komunikatë dhe bëhet e ditur se “Në këtë kontekst i bëjmë thirrje shoqërisë ndërkombëtare që t’i përmbushë përgjegjësitë për mbrojtjen e civilëve në Palestinë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit