Turqia deporton një terrorist të huaj në Danimarkë

Mos i humb

Turqia ka deportuar një terrorist të huaj në Danimarkë.

Pa emëruar grupin terrorist, Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë theksoi se vendi do të vazhdojë me deportimin e terroristëve të huaj në vendet e tyre të origjinës.

Gjatë vitit 2019, Turqia ka deportuar rreth 780 terroristë të huaj në vendet e tyre.

Çështja e trajtimit të anëtarëve të DEASH-it dhe familjeve të tyre të arrestuar në Siri, përfshirë anëtarët e huaj të këtij grupi terrorist, ka qenë e diskutueshme me Turqinë e cila argumenton se terroristët me origjinë të huaj duhet të riatdhesohen në vendet e tyre të origjinës.

Por, disa vende evropiane nuk kanë pranuar riatdhesimin e tyre, duke theksuar se terroristët janë de-nacionalizuar.

Që nga njohja e DEASH-it si grup terrorist në vitin 2013, Turqia është sulmuar nga ky grup shumë herë, ku si pasojë janë vrarë 315 persona dhe janë plagosur qindra të tjerë.

Në përgjigje të sulmeve, Turqia filloi operacione kundër-terroriste brenda dhe jashtë vendit, duke neutralizuar 3.500 terroristë të DEASH-it dhe duke arrestuar 5.500 prej tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit