Turqia dhe Holanda do t’i normalizojnë marrëdhëniet

Mos i humb

Turqia dhe Holanda kanë marrë vendim për normalizimin e marrëdhënieve në mënyrë reciproke.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu në një deklaratë për AA në lidhje me çështjen tha se në kuadër të Samitit të NATO-s është takuar me homologun e tij holandez Stef Blok me të cilin ka diskutuar për të gjitha ngjarjet e hidhura të cilët ndodhën më 11 mars të vitit të kaluar dhe prishën marrëdhëniet mes dy shteteve.

Çavusoglu tha se e kanë parë që lënia pas e bllokimit aktual i cili dëmton marrëdhëniet shumëdimensionale të cilat bazohen në partneritetin strategjik, është pritje dhe dëshirë e të dy palëve.

“Ajo që doli nga ky takim është që homologu im holandez, i cili ka marrë iniciativë në dritën e vullnetit për të ndërmarrë hapa për normalizimin e marrëdhënieve, ka dërguar një letër në emër timin dhe konfirmoi dëshirën për normalizimin e marrëdhënieve. Pas kësaj letre ne poashtu zhvilluam një bisedë telefonike dhe ramë dakord për hapat që do të ndërmerren për hapjen e rrugës së marrëdhënieve tona. Në kuadër të kësaj si hap të parë morëm vendim që të japim një deklaratë të përbashkët. Ramë dakord për emërimin e ambasadorëve tanë në mënyrë reciproke në një kohë sa më të shkurtër”, tha Çavusoglu.

Ai theksoi se e ka ftuar homologun e tij holandez Blok në Turqi për përcaktimin e udhërrëfyesit për rivendosjen e dialogut dhe besimit mes dy shteteve. Sipas tij, kjo vizitë do të realizohet shumë shpejtë.

Ministri Çavusoglu duke rikujtuar se në Holandë ndodhet një komunitet i madh turk prej 450 mijë personash, tha se me këtë shtet, i cili ka më së shumti investime të drejtpërdrejta të huaja në Turqi, në rrugën e përmirësimit të marrëdhënieve do të lëvizin në drejtim të interesave kombëtare.

Qeveria e Holandës, në periudhën e referendumit për ndryshime kushtetuese në Turqi kishte anuluar lejen e dhënë për zbritjen e avionit të ministrit Çavusoglu, i cili duhej të takohej me qytetarët turq në Holandë. Zyrtarët holandezë po ashtu më 11 mars të vitit 2017 nuk lejuan ministren turke të asaj kohe të Familjes dhe Politikës Sociale Fatma Betul Sayan Kaya që të hyjë në konsullatën turke në Rotterdam. Autoritetet holandeze kishin ndaluar rojet e ministres dhe detyruan ministren që me eskortë policore të shkojë në Gjermani.

Pas këtyre zhvillimeve, Turqia kërkoi që ambasadori i Holandës në Ankara, i cili ndodhej jashtë shtetit, të mos kthehet në Turqi. Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve ishin në nivelin e të ngarkuarve me punë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit