Turqia dhe Rusia realizojnë patrullimin e pestë të përbashkët në Idlib

Mos i humb

Forcat turke dhe ruse realizuan patrullën e pestë të përbashkët tokësor në autostradën M4 në Idlib, në veriperëndim të Sirisë, në përputhje me Marrëveshjen mes Turqisë dhe Federatës Ruse, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

“Në kuadër të Marrëveshjes Turqi-Rusi, patrulla e pestë e përbashkët turko-ruse në autostradën M4 në Idlib është realizuar me kontributin e njësive ajrore dhe tokësore”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Turqia dhe Rusia ranë dakord për një protokoll i cili kërkon nga palët të “ndalojnë të gjitha veprimet ushtarake përgjatë vijës së kontaktit në zonën e deeskalimit të Idlib duke filluar nga 6 marsi i vitit 2020”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit