“Ne e dimë vendndodhjen e Adil Oksuz”, tha Suleyman Soylu gjatë një programi televiziv lokal.
Ai shtoi se Turqia do të vazhdojë luftën e saj kundër terrorizmit brenda dhe jashtë kufirit të vendit.
Terroristi Adil Oksuz, një profesor teologjie i dyshuar si “imami” i anëtarëve të FETO në ushtrinë turke dhe sidomos në Forcat Ajrore, është një lidhje kryesore midis kryeterroristit të FETO-s me seli në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Fetullah Gulen.
Organizata terroriste gyleniste dhe udhëheqësi i saj Fetullah Gulen orkestruan tentativën e dështuar për grushtshteti të 15 Korrikut 2016, e cila martirizoi 251 njerëz dhe la të plagosur rreth 2.200 të tjerë.
Përveçse për tentativën e mposhtur puçiste të 2016-s në Turqi, Ankaraja e akuzon FETO-n edhe për zbatimin e një fushate të gjatë për të përmbysur qeverinë përmes infiltrimit në institucionet shtetërore më kyçe të vendit, sidomos në ushtri, polici dhe gjyqësor.