Turqia hap hapësirën ajrore për Erbilin në Irakun verior

Mos i humb

Kryeministri i Turqisë Binali Yildirim njoftoi sot heqjen e ndalimit të fluturimeve në qytetin Erbil të Irakut verior.

Duke folur për mediat në kryeqytetin e Ankarasë, Yildirim tha se “Ne mbyllëm hapësirën tonë pas referendumit të Irakut verior. Ne hapim hapësirën tonë ajrore që nga sot”.

Ndalimi ndërkombëtar i fluturimeve u imponua në fund të vitit të kaluar si përgjigje ndaj referendumit të paligjshëm mbi pavarësinë rajonale të kryer nga Qeveria Rajonale Kurde (KRG) me qendër në Erbil.

Para referendumit, shumica e liderëve rajonalë, përfshirë Turqinë, shprehën kundërshtim ndaj referendumit, me shumë paralajmërime se do të destabilizonte më tej rajonin tashmë të paqëndrueshëm.

Yildirim gjithashtu tha se fluturimet komerciale do të jenë në dispozicion nga Turqia ose Evropa në Erbil.

“Megjithatë, kjo është e vlefshme vetëm për Erbilin. Nuk do të ketë fluturime në Sulaymaniyah.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit