Turqia nënshkruan marrëveshjen e ndërmjetësimit të OKB-së

Mos i humb

Turqia ka nënshkruar Konventën e Singaporit për Ndërmjetësim, një marrëveshje që synon të zgjidhë mosmarrëveshjet tregtare ndërkufitare dhe të stabilizojë marrëdhëniet tregtare.

Ministria e Drejtësisë së Turqisë njoftoi se zv/ministri turk i Drejtësisë, Zekeriya Birkan, nënshkroi marrëveshjen në Singapor së bashku me 46 anëtarë të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Mbi 1.500 delegatë nga e gjithë bota morën pjesë në kongresin e bashkë-organizuar nga Ministria e Ligjit e Singaporit dhe OKB.

Kryeministri i Singaporit, Lee Hsien Loong, në fjalën e tij në hapjen e kongresit tha se konventa u mundëson palëve të arrijnë një zgjidhje të ndërmjetësuar në një mjedis tregtar ndërkombëtar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit