Unioni Afrikan thirrje për të luftuar me ideologjinë e gjenocidit

Mos i humb

Kryetari i Unionit Afrikan, Moussa Faki Mahamat, në 26-vjetorin e gjenocidit në Ruanda bëri thirrje për të luftuar me ideologjinë e gjenocidit.

Në mesazhin e tij përkujtimor me rastin e 26-vjetorit të gjenocidit në vitin 1994 ku humbën jetën rreth 800 mijë njerëz, Mahamat tha se e tashmja jep një mundësi për vazhdimin e luftës kundër ideologjive të gjenocidit dhe mundësisë për mohimin e gjenocidit.

Duke tërhequr vëmendjen se Afrika nuk duhet të përjetojë “kurrë më” një krim të tillë njerëzimi, Mahamat u bëri thirrje vendeve anëtare dhe organizatave të Unionit Afrikan duke theksuar se “Në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar ne duhet të luftojmë me ideologjinë e gjenocidit, mohimin e gjenocidit dhe situatën e pandëshkueshmërisë”.

Ceremonitë përkujtimore në Ruanda do të mbahen me pjesëmarrje të kufizuar

Kanë kaluar 26 vjet nga gjenocidi që filloi në Ruanda më 7 prill 1994 kundër grupit etnik Tutsi dhe ku humbën jetën rreth 800 mijë njerëz.

Në vend, ceremonitë përkujtimore do të mbahen me pjesëmarrje të kufizuar për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa fjalimet e krerëve shtetëror dhe opinionistëve do t’i përcillen qytetarëve përmes radio dhe televizioneve.

Dita 7 prill është pranuar nga Kombet e Bashkuara (OKB) si dita e përkujtimit të gjenocidit në Ruandë dhe ajo ka një rëndësi të madhe për qytetarët e Ruandës të cilët përpara syve të të gjithë botës janë përballur me një prej gjenocideve më të mëdha të historisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit