Zëdhënësi i ushtrisë, Muhamed Kununu, tha në një deklaratë se 70 anëtarë të milicisë së Haftarit u neutralizuan gjatë operacioneve ajrore në bazën ushtarake Watiya.
Duke theksuar se shënjestër e ofensivës ishin baza ushtarake, rrethina dhe rrugët, zëdhënësi i ushtrisë tha se automjete ushtarake të ngarkuara me armë dhe municione janë shkatërruar gjithashtu.
Ushtria Libiane nisi operacionin “Stuhia e Paqes” më 25 Mars, kurse më 13 Prill, rimori nga militantët e Haftarit shtatë zona dhe një qytet në perëndim të Tripolit.
Watiya është një zonë e madhe dhe e mbrojtur ushtarake në shkretëtirë, e cila me një kapacitet ushtarak prej 7 deri në 10 mijë ushtarë, është një bazë e rëndësishme strategjike.


