Ushtria turke godet organizatën separatiste terroriste PKK, brenda dhe jashtë vendit

Mos i humb

Pesë pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK u neutralizuan me një operacion ajror në veri të Irakut.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) bëri të ditur se u ndërmorën operacione ajrore në rajonet Zap dhe Sinat-Haftanin në veri të Irakut kundër organizatës terroriste PKK.

Si rrjedhojë u neutralizuan gjithsej 5 terroristë, 4 në rajonin Zap dhe një anëtarë i organizatës separatiste terroriste PKK në rajonin Sinat-Haftanin. Bëhet e ditur se terroristët përgatiteshin për veprimtari terroriste.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare deklaroi gjithashtu se vazhdojnë operacionet në rajon.

Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme filloi operacionin “Kthetra-7, Lugina Munzur” në Turnxheli me 2250 efektiva të xhandarmërisë dhe forcave speciale të policisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit