Zëdhënësja për Antikorrupsionin në grupin e Rithemelimit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli denoncoi shpalljen e një fituesi për 3 procedura prokurorimi nga Fatjon Dhuli titullari i Qendrës Sportive Tiranë, i cili sipas saj, nënshkroi shpalljen e të njëjtit fitues për këto 3 procedura të ndryshme prokurimi, me ofertat më të larta, duke shpenzuar 154 milionë lekë më tepër se ofertat me çmimin më të ulët, dhe duke s’kualifikuar deri 12 operatorë të tjerë pjesëmarrës.
“Njerëzit e Erion Veliajt vazhdojnë të lakohen përditë për shkelje me arrogancë të ligjit”, tha Vangjeli në një deklaratë për mediet.
Vangjeli parashtroi se nga të dhënat zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik rezulton se gjatë vitit ushtrimor 2023, Qendra Sportive Tiranë ka publikuar 3 procedurat me objekt:Blerje materiale për mirëmbajtje pishine’ fondi limit 12,833,138 lekë, fitues BOE shoqëria ‘Pepa Group’ sh.p.k., me shoqërinë ‘Active’ sh.p.k. me ofertën e paraqitur me vlerë totale prej 12,821,490 lekë ose 99.9 % e vlerës limit.
Rehabilitimin e ambienteve tek kompleksi ‘Dajti’, fondi limit 37 458 327 lekë, fituesi i njëjtë (BOE), shoqëria ‘Pepa Group’ sh.p.k., me shoqërinë ‘Active’ sh.p.k., me ofertën fituese të paraqitur me çmimin më të lartë krahasuar me 12 ofertat e tjera që morën pjesë për këtë prokurim, vlerë totale prej 33 735 497 lekë ose 90 % e fondit limit.
“Për këtë procedurë Autoriteti Kontraktor me në krye Fatjon Dhulin për të paracaktuar me doemos fituesin e dëshiruar dhe jo të merituar ka ndryshuar DT ku në shtojcën respektive kanë hequr si kriter kualifikues Deklaratën mbi kontratat e lidhura dhe/ose në proces e cila plotësohet nga Operatorët Ekonomik me justifikimin e rekomandimit të APP-së, të datës 15.08.2023”, theksoi ajo.
Sipas vangjelit, për këtë procedurë morën pjesë edhe 12 ofertues të tjerë me oferta më të ulëta se kjo e shpallur fituese, të cilat u s’kualifikuan të gjitha për mospërmbushjen e kritereve kualifikuese në DT.


