Vazhdojnë zjarret pyjore në Siri

Mos i humb

Zjarret pyjore që filluan në provincat e Latakia, Tartus dhe Homs nën kontrollin e regjimit të Bashar al-Asadit në Siri po vazhdojnë tashmë për të tretën ditë.

Zjarret pyjore që filluan dy ditë më parë dhe u rritën nën ndikimin e erës në provincat Latakia dhe Tartus dhe në zonat rurale të provincës Homs, që gjenden në pjesën bregdetare të Sirisë, po bëhen përpjekje për t’u vendosur nën kontroll.

Teksa është vërejtur se zjarrfikësit e lidhur me regjimin sirian nuk janë të mjaftueshëm për t’iu përgjigjur zjarreve, banorët lokalë gjithashtu po mbështesin përpjekjet për shuarjen e tyre.

Ullishta të shumta dhe kopshte mollash dhe toka të tjera bujqësore janë dëmtuar nga zjarri, sipas burimeve lokale.

SANA, agjencia e lajmeve të regjimit të Asadit, raportoi se pacientët në spitalin në Kirdaha të Latakias janë evakuuar në Spitalin në Jabla si pasojë e zjarreve.

Raportohet se të paktën dy persona kanë humbur jetën dje nga zjarret.

Shumë fshatra dhe qytete u evakuuan për shkak të afrimit të zjarreve, shkaku i të cilave nuk dihet ende.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit