Vetëvendosje,Thaçit: Po degradon edhe KQZ-në pas të zezave që ia bëre këtij vendi

Mos i humb

Lëvizja Vetëvendosje, ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi, për degradim të Komisionit Qendror Zgjedhor për interesa partiake.

Me këtë rast, deputeti i VV-së, Xhelal Sveçla, theksoi se presidenti Thaçi, po mundohet të përfshijë KQZ-në në ndihmën, siç tha ai, për koalicionin PDK-AAK-NISMA.

“Për një vit e më shumë komisioni u mbajt peng nga Presidenti. KQZ ka nevojë për t`u ndihmuar e për t`u zgjeruar dhe jo për t`u degraduar e aq më pak për interesa partiake. Një president pa legjitimit po mundohet të invalvojë komisionin që të shkatërroj gjithçka shtetërore, por kësaj here nuk është vetëm PDK por edhe AAK, NISMA dhe PSD”, tha ai.

Më tej, Sveçla duke folur për numrin e anëtarëve të partive politike në KQZ tha se këto parti janë duke u përpiqur të kapin shtetin, gjë që sipas tij është e papranushme.

“Çfarëdo cenimi i KQZ-së që po bën Presidenti Thaçi është shkelje e kushtetutës dhe ligjit. Koalicioni PAN duhet t`i ketë dy anëtarë dhe VV dhe LDK nga dy anëtarë, por përpjekjet për t`i përdorur kushteutese janë të papranueshme dhe fillim i kapjes së shtetit”, tha ai.

Kurse, deputetja Albulena Haxhiu theksoi që VV është grupi më i madh parlamentar me anëtar në Kuvend dhe duhet të ketë anëtar më shumë në KQZ.

Pasi sipas saj, partitë që kanë nga dy anëtar në këtë institucion e po mundohen të shtojnë vetëm për zgjedhjet, janë duke e degraduar ligjin e vendit.

“Në bazë të ligjit të përgjithshëm të mandatit të Republikës së Kosovës fillon pas afatit të zgjedhjeve të 11 qershorit. Grupi më i madh parlamentar duhet të konsiderohet partia që ka më së shumti anëtarë në Kuvend për kandidat të pavarur në zgjedhje. KQZ duhet të kishte përbërjen e re qysh në zgjedhjet e kaluara. Me mos përfilljen e ligjeve në Kuvendin e Kosovës mund të bëhen pafundësisht grupe parlamentare vetëm për të shtuar numrin e anëtarëve vetëm për zgjedhje. Kjo degradon edhe ligjshmërinë dhe gatishmërinë”, tha ajo.

Më tutje, Haxhiu kërkoj nga Presidenti Thaçi të pranoj kërkesën nga VV dhe të marr vendim sa më parë.

“PAN do të ketë katër anëtar në KQZ sipas Thaçit, prandaj VV në përputhje me ligjin do të dorëzoj dy nominime për KQZ: Adnan Rrustemi dhe Nazmie Balaj. Kërkoj që sa më parë të pranoj këtë dërgesë Presidenti, dhe çfarëdo vendimi tjeter të asaj që merr kundër asaj që parasheh ligji do të jetë i kontestushme “, u shpreh Haxhiu./KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit