“Viber” njeh kodin shtetëror të Kosovës +383

Mos i humb

Kodi zyrtar telefonik i Kosovës (+383), tashmë ka filluar të hyjë në funksion në disa nga aplikacionet moblie. Së fundmi një njohje të kodit shtetëror të Kosovës e ka bërë edhe aplikacioni Viber.

Nga sot e tutje, të gjithë ata që ma parë kanë shfrytëzuar kodet e shteteve tjera si atë të Serbisë (+381), Sllovenisë (+386) dhe Monakos (+377) nga operatorët mobilë dhe telefonat fiks, tashmë nuk kanë nevojë ta bëjnë një gjë të tillë.

Pra tashmë mund të përdorni +383 në vend të +377 apo +386 dhe të realizoni thirrjet në numrin e caktuar.

Kosova kishte marrë kodin telefonik +383 në dhjetor të 2016, pas arritjes së një marrëveshjeje për telekomunikacionin në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit