Operacioni “Dega e Ullirit”, 970 terroristë të neutralizuar

Mos i humb

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) kanë neutralizuar 970 terroristë që nga fillimi i Operacionit “Dega e Ullirit” në Afrin të Sirisë, njoftoi Shtatmadhoria e Turqisë.

Siç thuhet në njoftimin me shkrim nga shtatmadhoria, nga të dhënat e siguruara nga rajoni mësohet se sot janë neutralizuar 23 pjesëtarë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH.

“Numri i terroristëve të neutralizuar që nga fillimi i operacionit ka shkuar në 970”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, më 20 janar, Turqia nisi Operacionin “Dega e Ullirit” për të larguar terroristët e PYD/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini në veri të Sirisë.

Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve, ka njoftuar Shtatmadhoria e Turqisë.

Sipas shtatmadhorisë, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Ushtria gjithashtu ka thënë se “rëndësi të madhe” është duke i dhënë të mos dëmtohet asnjë civil dhe se janë duke i shkatërruar vetëm objektivat terroriste.

Afrini ka qenë strehë e madhe për organizatën terroriste PYD/PKK që nga korriku i vitit 2012, kur regjimi i Asadit në Siri ia la qytetin organizatës terroriste pa luftë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit