Vietnami mobilizon 250 mijë trupa për të luftuar stuhinë “më të keqe”

Mos i humb

Vietnami ka mobilizuar të paktën 250 mijë trupa dhe 2.300 automjete për të luftuar “stuhinë më të keqe” me të cilën përballet vendi në së paku dy dekada.

Vendi i Azisë Juglindore po përballet me stuhinë Molave, e nënta në Detin Lindor këtë vit dhe e katërta në muajin aktual, i cili ka shkaktuar vdekjen e dy personave me shumë të zhdukur, njoftoi Agjencia e Lajmeve të Vietnamit.

Mijëra janë zhvendosur për shkak të stuhisë.

Zyra e Qendrës Kombëtare të Parashikimit Hidro-Meteorologjik të këtij vendi tha se stuhia është më e forta në 20 vjet dhe do të lëvizë më thellë gjatë ditës përpara se të dobësohet.

Shirat e përhershëm po ashtu po godasin shumë pjesë të vendit.

Sipas të përditshmes “Vietnam News”, rreth 1.242 anije peshkimi me 7.430 punëtorë u kërkua që të kthehet në shtëpi.

Më shumë se 44.200 persona janë evakuuar në vend të sigurtë në provincën Phu Yen, e cila është duke regjistruar reshje të mëdha shiu.

Rajoni qendror i Vietnamit ka qenë duke u rikuperuar nga përmbytjet historike dhe stuhitë që nga fillimi i këtij muaji.

Si pasojë e shirave, rrëshqitjeve të tokës dhe përmbytjeve kanë humbur jetën të paktën 130 persona ndërsa 18 të tjerë janë ende të zhdukur. Shirat kanë prekur 7 milionë njerëz në vend.

Qeveria e kryeministrit, Nguyen Xuan Phuc ka njoftuar se do të sigurojë 6.500 ton oriz nga rezervat kombëtare në katër provinca qendrore për të ndihmuar njerëzit e prekur nga përmbytjet e fundit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit