Është 10-vjetori i Procesit të Berlinit, prandaj është mirë të jesh në Berlin me partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor, deklaroi sot presidentja e Komisionit Evropin, Ursula von der Leyen.
”Për të parë pas në rezultatet tona, por mbi të gjitha për të parë përpara”, theksoi ajo.
”Drejt një të ardhmeje ku të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Bashkimit tonë”, shkruan ajo në një postim në Twitter.
Ursula von der Leyen po merr pjesë në Samitin X të Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, një nismë e lindur në vitin 2014 me nxitjen e kancelares së atëhershme gjermane, Angela Merkel për të rifilluar procesin e zgjerimit të BE-së në rajon.


