Zgjedhjet në Itali, kryeson aleanca e qendrës së djathtë

Mos i humb

Sipas anketimeve Exit poll për zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 4 mars për të përcaktuar anëtarët e rinj të Dhomës së Deputetëve dhe Senatit të Republikës në Itali rezulton se kryeson me rreth 33-36 për qind aleanca e qendrës së djathtë e përbërë nga partitë e të djathtës ekstreme me partinë Forza Italia të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, partia e djathtë ekstreme Liga, partia e së djathtës ekstreme “Vëllezërit e Italisë” dhe “Ne me Italinë”.

Sipas anketimeve Exit poll të publikuara nga agjencia italiane zyrtare e lajmeve ANSA, pas përfundimit të votimit ku kanë votuar rreth 46.6 milionë votues, mësohet se aleanca e qendrës së djathtë ka marrë rreth 33-36 për qind të votave, ndërkohë që Lëvizja 5 Yjet (M5S) rreth 29-32 për qind. Gjithashtu theksohet se aleanca e qendrës së majtë aktualisht në qeveri ka marrë rreth 24-27 për qind.

Në krahasim me zgjedhjet e mëparshme është shënuar një rënie me 2-5 për qind në votat e aleancës së qendrës së majtë, ndërsa aleanca e qendrës së djathtë ka shënuar rritje me 3-6 për qind dhe M5S duke u rritur në 5-7 pë rqind ka arritur në 29.5-32.5 për qind.

Sipas anketimeve aleanca e qendrës së majtë ka marrë mes 24-27 për qind të votave, ku Partia Demokratike (PD) nën drejtimin e ish-kryeministrit Matteo Renzi që aktualisht është në qeverinë e koalicionit në pushtet ka marrë 20-23 për qind, Partia Liberale Evropiane e Emma Bonino 2-4 për qind, Partia së Bashku e Giulio Santagata 0-2 për qind dhe Partia Lista e Popullore Civile e Beatrice Lorenzin 0-2 për qind.

Partia Forza Italia e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi ka arritur në 12-15 për qind, partia e së djathtës ekstreme Liga e Matteo Salvinit 13-16 për qind, partia e së djathtës ekstreme “Vëllezërit e Italisë” e Giorgia Melonit 3-5 për qind dhe Partia Demokristiane “Ne me Italinë” e Raffaele Fitto-s 0-2 për qind.

Gjithashtu Partia e Lirë dhe e Barabartë (LeU) nën udhëheqjen e presidentit të Senatit Pietro Grasso, i cili u largua nga Partia Demokratike, pritet të arrijë pragun zgjedhor prej 3 për qind dhe të hyjë në parlament.

Sipas Exit poll, asnjë parti apo aleancë nuk mund të arrijë e vetme shumicën për formimin e qeverisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit